Solari i përgjigjet Ronaldos: Përulësia është virtyt i madh …
Nuk ka vonuar përgjigja e Real Madrid pas intervistës së Cristiano Ronaldos dhënë ditën e djeshme për “Gazzetta dello Sport”. Ylli portugez bëri një krahasim të grupit aktual të Juventusit si më i bashkuar, duke e krahasuar me atë të Real Madrid.
“Ky është grupi më i mirë në të cilën kam luajtur. Këtu jemi një ekip i bashkuar, në vende të tjera ka një që ndihet më i madh se të tjerët, ndërkohë që këtu të gjithë janë njëlloj dhe duan të fitojnë. Edhe në Madrid janë të bashkuar, por këtu (te Juventus) ndihemi më të bashkuar. Është si një familja”, kjo ishte deklarata e djeshme e Ronaldos. Santiago Solari ndërkohë nuk ka vonuar përgjigjen ndaj argumantave të yllit portugez.
“Përulësia është një virtyt i madh.Për këtë dhe për vlera të tjera klubi ynë ka fituar shumë. Cristiano është një prej tanëve përherë dhe do të mbetet në historinë e Realit. Nuk mund të flas për ndjenjat dhe gjykimet e tij”, deklaroi Slolari. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

