Solskjaer emërohet zyrtarisht në vendin e Mourinhos te United

Manchester United ka vendosur, do të jetë norvegjezi Ole Gunnar Solskjaer, pasuesi i Jose Mourinhos në stolin e Djajve të Kuq. 45-vjeçari skandinav i cili ishte trajneri i Moldes në kampionatin norvegjez që prej vitit 2015-të deri ditën e djeshme, është zyrtarizuar si trajneri i përkohshëm i 20-herë kampionëve të Anglisë deri në fund të këtij sezoni, ndërsa në verë drejtimin e skuadrës pritet ta marrë një emër shumë i njohur ky dy favoritët kryesorë për stolin e United janë Zidane e Pochettino.

Për t’i paraprirë klubit nga “Old Trafford” ka menduar kryeministrja e Norvegjisë e cila ka uruar ish-sulmuesin e kombëtares për këtë detyrë të rëndësishme që bën krenar një popull të tërë. Por nëse Solskjaer do të bëjë ndonjë mrekulli në këtë sezon atëherë nuk i dihet në verë. Në ishull tifozët United e duan norvegjezin pasi e kujtojnë gjithmonë me atë gol që realizoi ndaj Bayern Munich në finalen e Champions League të vitit 1999 të fituar me përmbysje në 3 minutat e fundit nga Djajtë e Kuq.

Karrierën si trajner Solskjaer e ka nisur pikërisht te skuadra rezervë e Manchester United të cilën e ka drejtuar nga 2008-ta deri në 2011-ën, ndërsa ai ka një eksperiencë të shkurtër në Premier League me Cardiff City-in në vitin 2014-të, sezon në të cilin nuk arriti të mbante dot skuadrën uellsiane në Premier League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?