Solskjaer i beson penalltitë Ronaldos, edhe pse se ka rekord me negativ se Bruno Fernandes
Cristiano Ronaldo do të jetë ekzekutuesi i radhës së penalltive te Manchester United. “The Sun” raporton se trajneri Solskjaer ka ndryshuar vendimin, pas humbjes së 11-metërshit të fundit nga Bruno Fernandes kundër Aston Villa-s.
Ronaldo që nga sezoni 2017-18, ka ekzekutuar në total 31 penallti, fillimisht me Juventusin dhe më pas me United. 26 prej tyre ka arritur që t’i dërgojë në rrjetë, me një saktësi prej 83.9 për qind.
Në krahun tjetër Bruno Fernandes i ka dërguar në rrjetë 25 nga 27 penalltitë e ekzekutuara, duke pasur një saktësi prej 92.6 për qind. Tashmë Bruno Fernandes duhet të presë për të ekzekutuar sërish, pasi vendin e tij do ta zërë CR7. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

