Solskjaer: Na mundën në çdo drejtim, vetëm atyre u kërkoj falje
Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer u ka kërkuar falje tifozëve pas humbjes së rëndë 4-0 ndaj Evertonit. United ka humbur gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet dhe është disfata e gjashtë në Premier League.
“Nga vërshëllima e parë, gjithçka shkoi keq”, tha Solskjaer për Sky Sports.
“Unë vetëm dua të kërkoj falje për tifozët. Ata janë të vetmit njerëz të cilët sot mund të mbajnë kokën lart. Ne u mundëm në të gjitha aspektet sot dhe i vetmi aspekt që e mundëm Evertonin ishte me tifozët, kemi pasur një mbështetje fantastike dhe vetëm dua të kërkoj falje për performancën e sotme”, deklaroi Solskjaer.
Golat e shënuar nga Richarlison, Gylfi Sigurdsson, Lucas Digne dhe Theo Walcott i shkaktuan humbjen më të thellë në këtë sezon United, që bëri goditjen e parë në minutën e 86-të.
“Ne thjesht nuk treguam vlerat tona. Kjo nuk ishte e denjë për një ekip si Manchester United”, tha norvegjezi, i cili u emërua si trajner i përkohshëm në mars. Sfida e radhës për “Djajtë e Kuq” do të jetë ndaj Manchester City-it, në derbin e kësaj mesjave. /R.Lika-Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

