Solskjaer: Nuk është e pamundur për ta ndalur Lionel Messin
Ole Gunnar Solskjaer është gati për të ndalur Lionel Messin. Trajneri i Manchester United, doli në konferencën për shtyp në prag të duelit të parë që do të luhet nesër në mbrëmje në “Old Trafford”.
“Çdo ndeshje është më e rëndësishme. Kur përballesh me Barcelonën, e di që është një ndeshje e rëndësishme. E dimë nivelin e tyre, duhet të bëjmë një hap përpara, atë që nuk kemi bërë në duelet e fundit. Së fundmi ka pasur ndeshje që nuk kemi merituar t’i humbnim, si ajo ndaj Wolves.
Plani për ndalur Messin? Në fakt kemi luajtur ndaj më të mirëve në botë edhe më parë. Kemi luajtur ndaj Juventusit dhe Ronaldos, Mbappes te PSG. Jemi përgatitur.
Messi është fantastik. Ai do të mbetet një nga futbollistët individual më të mirë në histori. Është e vështirë ta ndalësh, por jo e pamundur. Nuk është vetëm një duel mes Messit dhe United. Janë edhe lojtarë të tjerë si Suarez, Cotinho, Vidale, do të luajmë ndaj 11 futbollistëve.
Duhet të jemi të kujdesshëm për të mos dushkuar. Nuk mund të bëjmë dhurata. Golat nga goditjet e dënimit të Messit? Do të kemi kujdes për të”, deklaroi Solskjaer. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

