Son kërkon të thyejë tabunë: Këtë herë ia dalim mbanë

Heung-Min Son, ka realizuar 10 gola në 10 ndeshjet e fundit me Tottenham, duke qenë një ndër protagonistët e skuadrës së Spurs këtë sezon. Koreano-jugor është shprehurse skuadra e tij luan mirë, duke qenë pretendente sezonet e fundit, nuk ka fituar asgjë. Sipas Son, fati nuk ka qenë kurrë në anën e Tottenham.

“Të jem i ndershëm, fati na ka munguar gjithnjë. Çdo sezon i afrohemi shumë titullit apo trofeve, por nuk i fitojmë dot ato. Njerëzit mendojnë se na mungon hapi final, por ne besojmë se mund t’ia dalim mbanë. Ky ekip beson te titulli, por ndonjëherë duhet të kesh fat jo vetëm 1 apo 2 ndeshje, por gjatë gjithë sezonit për të triumfuar në fund”, tha Son.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?