Sonte rikthehen emocionet e Championsit, ja duelet më interesante

Sonte në mbrëmje do të rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, teksa do të ketë duele interesante. Manchester United pret në “Old Trafford” skuadrën e Valencias, një ndeshje delikate për “Djajtë e Kuq” që po vuajnë shumë në kampionat në javët e fundit, ku kanë marrë një barazim e 1 humbje.

Bayerni i Mynihut do të presë Ajaxit në ndeshjen e tij të dytë të Grupit E. Të dyja këto ekipe vijnë pas fitoreve në ndeshjet e tyre të para kundër Benficas dhe AEK-ut. Reali i Madridit do të luajë në Rusi ndaj CSKA të Moskës. Skuadra kampione e Evropës nuk ka shfaqur një formë shumë të mirë në 2 ndeshjet e fundit në kampionatin spanjoll dhe ndaj moskovitëve do të kërkojë që të rigjejë shkëlqimin e humbur në La Liga.

Sot do të zbresin në fushën e lojës edhe Juventusi e Manchester City. Zonja e Vjetër do të luajë kundër Young Boys, por pa Cristiano Ronaldon të skualifikuar. Bardhezinjtë në sfidën me zviceranët do të kërkojnë që të vijojnë serinë e fitoreve për ta çuar atë në 9 radhazi në këtë fillim sezoni. Ndërsa Manchester City do të luajë ndaj Hoffenheimit në Gjermani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?