Southgate: Krenar për lojtarët, tani do kemi përballë një Itali të jashtëzakonshme!
Pas shumë vështirësish dhe vuajtjesh ndaj Danimarkës, Anglia ja doli të që të siguronte një biletë për në finalen e Wembley-it. Meritat për këtë sukses shkojnë edhe për trajnerin Gareth Southgate që ka mbajtur të bashkuar dhe ka ditur të marrë më të mirën nga një grup i talentuar futbollistësh. Në përfundim të sfidës ndaj Danimarkës të cilën Anglia e fitoi me shifrat 2-1 falë një penalltie të dyshimtë të fituar nga Sterling, numri 1 i stolit të anglezëve analizoi sfidën ndaj danezëve.
“Jam shumë krenar për lojtarët. Ishte një rast i jashtëzakonshëm për të qenë pjesë e historisë. Tifozët ishin të pabesueshëm gjatë gjithë mbrëmjes. E ndjeva se do të shkonim në finale, por e dija se do të kishim një betejë tjetër. Danimarka është aq e nënvlerësuar si ekip dhe ne na shkaktoi shumë telashe. Penalltia e Kane? Askush nuk do të dëshironte të shkonte ashtu, por kishte përballë një portier fantastik. Fatmirësisht shënoi. Kur ke pritur kaq gjatë për të shkuar në gjysmëfinale, lojtarët, një pjesë e tyre pa eksperiencë ndërkombëtare, pa asnjë diskutim që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme.
Duhet ta shijojmë faktin që jemi në finale, por kemi një pengesë të madhe përpara për të fituar. Italia është një ekip shumë i mire dhe këtë e ka treguar gjatë dy viteve të fundit. Janë në formë të jashtëzakonshme dhe kanë mbrojtës luftëtarë. Është një ndeshje e madhe që na pret, një sfidë epike. Finalet janë për t’u fituar. Do mbledhim forcat dhe do përgatitemi siç duhet. Duhet të rikuperohemi direkt, pasi jemi konsumuar shumë fizikisht dhe mendërisht. Italia gjithashtu ka kaluar një situatë të tillë, edhe pse ata kanë një ditë më shumë për të rikuperuar forcat”, deklaroi Southgate.
KOHA JONË SONDAZH

