FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spaleti me “dhimbje koke”, 3 mungesa të mëdha ndaj Xhenoas

Mes problemeve të shumta në javët e fundit, skuadra e Interit duhet të përballet edhe me mungesat e shumta. Kapiteni Mauro Ikardi, Ivan Perisiç dhe mbrojtësi brazilian Zhoao Miranda nuk do luajnë në sfidën e radhës. Të tre futbollistët nuk bëjnë pjesë në listën e të grumbulluarve nga trajneri Luçiano Spaletti, për këtë transfertë delikate që mund të vendosë shumë për një kualifikim të mundshëm të zikaltërve në Champions League sezonin e ardhshëm.

Nëse për Mirandën i cili pësoi një tërheqje muskulore në ndeshjen e fundjavës së kaluar ndaj Bolognës dihej që do të mungonte, Icardi e Perisiç janë stërvitur të veçuar nga grupi në palestër, duke mos mundur dot të rikuperohen në kohë nga dëmtimet respektive.

Talenti Karamoh dhe braziliani Rafinja pritet që ta nisin nga minuta e parë sfidën delikate ndaj Xhenoas. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?