Spaleti: Toti nuk vraponte më, me këtë Juve nuk mund të fitosh asgjë!

Interi po kalon një moment të vështirë këtë sezon, pasi fitorja mungon që nga 3 dhjetori. Gazeta italiane “Corriere dello Sera” ka zbardhur një bashkëbisedim të trajnerit të Interit me 6 tifozë të Romës, jashtë ambienteve të një restoranti, pas ndeshjes Inter-Roma të luajtur më 21 janar. Sigurisht pjesë e kësaj bisede ishte edhe Françesko Toti.

“Nuk vraponte më dhe futbollistët e tjerë dëshpëroheshin nëse e fusja në lojë. Palota ndërkohë më kishte bërë të kuptoja se do të shiste më të mirët. Gjithsesi unë e çova Romën në vendin e dytë, përpara Napolit”, ka thënë Spaleti. Përgjigja e Totit nuk ka vonuar në një intervistë që ka dhënë për “Solyanik Tv” është shprehur se nuk e njeh ish-trajnerin e Romës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spaleti ka folur edhe për Interin, që pas një starti të shkëlqyer ka rënë në depresion të thellë. “Këtu nuk duan të shpenzojnë shumë dhe ambienti është pothuaj një hap nga çmenduria, pak a shumë si Roma: në limitet e ekuilibrit. Ndonjëherë është ambient depresiv. Nuk keni kuptuar asgjë dhe nuk e kanë kuptuar as këtu në Milano: me këtë Juve që ka dy skuadra, nuk mund fitosh asgjë”, tha trajneri i njohur. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?