Spalleti kritikon ashpër lojtarët dhe u anulon pushimin pas barazimit me Torinon

Një humbje dhe një barazim. Hera e fundit kur Interi e kishte nisur kaq keq sezonin, trajner ishte Frank de Boer. Shumë rrallë zikaltërit në historinë e tyre e kanë filluar kampionatin duke marrë vetëm 1 pikë në 2 ndeshjet e para. Pas këtij starti shumë të keq nuk i ka kursyer kritikat për futobollistët e tij as trajneri Luciano Spalleti.

“Ne s’mund të jemi anti-Juve kur në këtë moment jemi anti-askushi. Duhet të kemi një mentalitet më të fortë, edhe në sezonin e shkuar kemi pasur probleme të tilla. Grupi gjithsesi është më i mirë krahasuar me vitin e kaluar. Kam besim se shumë shpejt do të futemi në rrugën e duhur.

Duhet të rikuperojmë 20 pikë ndaj Napoli-t për t’u bërë anti-Juventus, kemi kryer një merkato të rëndësishme, por mungon ende diçka. Luajtëm një ndeshje të shëmtuar ndaj Sassuolo-s dhe sërish pësuam gola banalë, do të shoh çfarë ka ndodhur, sepse e kishim rezultatin në dorë dhe më pas nuk fituam”, deklaroi Spalleti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri Spalletti ka anuluar pushimin e së hënës, të gjithë në fushë për të përgatitur ndeshjen kundër Bologna-s, që është sfida më e lehtë në letër nga 3 të parat e kampionatit, por që tashmë bëhet një finale, sepse nëse nuk vjen sërish fitorja, situata është shumë më e rëndë nga sa mendohet. Pas këtij fillimi zhgënjyes, ndeshja e radhës për Interin do të jetë ditën e shtunë, ku ekipi i Spallettit do të luajë me skuadrën e Bolognas në Dall’Ara.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?