FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spalletti: Futbollistët nuk kanë faj për eliminimin, faji është vetëm i imi

Në vigjilje të ndeshjes së radhës në kampionat ndaj Udineses, Lucciano Spalletti ka folur për “plagët” e eliminimit në Chmpions League, duke i dalë në mbrojtje futbollistëve të tij.

“Këta djem meritojnë që të mbështeten nga tifozët sepse kanë treguar zhgënjimin pas eliminimit dhe kanë dëshirë për të bërë mirë nesër. Kemi bërë një ndeshje të mirë në Ligën e Kampionëve dhe meritonin ta fitonim, por pas rezultatit 1-0, ekipi ishte nervozë. Është e vërtet se rezultati në atë kompeticion bënë diferencën, por tentuam gjithçka në 10 minutat e fundit.

Është e drejtë që të kritikohem vetëm unë pasi futbollistët bënë atë që duhet të bënin. Duhet të bënim më shumë, por nuk duhet të harrojmë atë që ka bërë kjo skuadër në një vit e gjysmë. Shkalla e vështirësisë në ndeshjen e radhës ndaj Udineses është 10. Ka gjithmonë vështirësi me kundërshtarë të kampionatit tonë. Duhet të fitojmë për të rigjetur qetësinë dhe ritmin e duhur”, deklaroi Spalleti. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?