FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spalletti: Icardi dhe Lautero? Meritojnë të luajnë që të dy

Luciano Spalletti doli në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes me Romën, që do të luhet mbrëmjen e të shtunës në “San Siro”. Ky do të jetë shansi i radhës për zikaltrit, që nëse arrijnë të triumfojnë ndaj verdhekuqve, atëherë mund të ecin të qetë drejt arritjes së objektivit, që është një vend në zonën Champions.

“Të luash me Romën për këtë objektiv, në 6 javët e fundit, do të thotë që jemi përmirësuar ndjeshëm, pasi verdhekuqtë kanë disa vite që rrinë në majat e renditjes. E dimë rëndësinë e sfidës dhe do të kërkojmë maksimumin, për të fituar qetësinë e nevojshme, për javët e fundit të kampionatit.

Icardi dhe Martinez janë që të dy sulmues shumë të mirë, që meritojnë të luajnë nga fillimi, ndaj jam në dilemë. Besoj se këtë vendim do ta marr pak para ndeshjes, por kushdo që të luajë, jam i bindur se do të bëjë mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Thashethemet? Nuk dua të flas për Dezekon, pasi kam në skuadër dy sulmues shumë të mirë, si Icardi dhe Lautaro. Sa u përket dëmtimeve, Borja është mirë, ndërsa për Brozoviç do të bëjmë sot vlerësimet”, tha Luciano Spalletti.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?