FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spalletti: Interi është gati për turin e forcës

Interi do të luajë nesër në mbrëmje ndaj Parmës  në stadiumin “San Siro”. Ekipi i Luciano Spallettit dëshiron fitoren e dytë radhazi, ndërsa kundërshtari do të përpiqet të ngrejë kokën. Trajneri i Interit, në konferencën për shtyp, ka folur për gjendjen e ekipit zikaltër: “Nuk ka asgjë të re pas kësaj pauze. Icardi dhe disa lojtarë të tjerë janë trajnuar vetëm këtë mëngjes. Më takon mua t’i vlerësoj dhe të vendos se kush luan. Aq më tepër që duhet të mendoj për dy ndeshje në një kohë të shkurtër.

Championsi? Unë pres që të gjithë lojtarët të jetë gati, menjëherë, pa pasur nevojë që të kenë kohë shtesë për klimatizim në Ligën e Kampionëve. Grupi është i gjerë dhe gjithëpërfshirës për ta përballuar si duhet konkurrencën në këtë kompeticion elitar europian. Angazhimi me dy ndeshje në javë, që na pret, është një fazë e udhëtimit tonë. Ne e kemi përgatitur tashmë veten në këtë drejtim që vitin e kaluar”, deklaroi Spalletti.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?