Spalletti kthen mendje: Icardi më i rëndësishëm se Messi dhe Ronaldo

Inter do të luajë në transfertë ndaj Genoa-s nesër në mbrëmje, një ndeshje tepër delikate për renditjen në Serie A pas humbjes ndaj Lazio.

Për këtë ndeshje ka folur trajneri Luciano Spalletti, i cili dha lajmin e shumëpritur se Mauro Icardi është grumbulluar për këtë ndeshje.

“Icardi- Mauro është grumbulluar. Ajo që ka bërë Marotta është një punë përcaktuese, ai bëri të mundur që palët e përfshira në këtë mes të arrijnë në një marrëveshje reale dhe jo virtuale. Tani Icardi është në kondicionin e duhur për të ndihmuar ekipin. Për ne Icardi është shumë i vlefshëm, madje më shumë se Messi dhe Ronaldo bashkë, por kur është pjesë e skuadrës”, deklaroi Spalletti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?