Spalletti: Mjaft me racizëm, por incidentet nuk errësojnë fitoren tonë
Trajneri i Interi, Lucciano Spalletti u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në prag të transfertës ndaj Empolit. Ai ka komentuar incidentet jashtë stadiumit dhe koret raciste kundër Koulibaly.
“Kjo është koha për të thënë mjaft. Vetëm urrejtja nuk ka vend në futboll. Të vish në stadium është diçka e bukur dhe unifikuese, por nganjëherë kjo mundësi përdoret në mënyrë të gabuar nga disa tifozë. Sjellja e klubit është ajo, që shkruhet në rregulloret e brendshme: Internazionale, sepse jemi vëllezër të kësaj bote, pa dallim ngjyre, ose lëkure.
Kam parë një lojë me ritëm shumë të lartë, si nga vetja, edhe nga Napoli. Incidentet nuk e errësojnë fitoren tonë, sepse ajo u arrit në fushën e blertë. Gjërat nuk ndryshojnë me një gjest, por me angazhimin e vazhdueshëm e të përditshëm, në mënyrë që gjithçka të kthehet në normalitet.
Ka pasur shumë episode të tilla kohët e fundit, jo vetëm në lidhje me Koulibaly. Ne jemi në anën e tij dhe të atyre, që gjenden të shënjestruar për ngjyrën, gjatë lojërave, për shkak se nuk është kurrsesi e lejueshme për të ofenduar dikë për 90 minuta”, deklaroi Spalleetti.
KOHA JONË SONDAZH

