FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spalletti: Në Londër për të hapur portat e Europës, Wembley nuk na tremb

Interi është në kërkim të një bilete për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, teksa nesër do të luajë provën e parë në një transfertë shumë të vështirë ndaj Tottenhamit. Skuadra e Pochettinos tregoi forcën e saj në fundjavë, duke thyer 3-1 Chelsea-n, por kjo gjë nuk e tremb aspak trajnerin e Interit, Lucciano Spalletti, i cili ka analizuar ndeshjen.

“Entuziazmi që mund të sjellë kualifikimi, të kthen pas në kohë. Është një ndeshje e rëndësishme dhe do të bëjmë gjithçka për ta luajtur në mënyrën më të mirë të mundshme. Wembley është një monument i futbollit, por ne vijmë nga “San Siro”, një stadium që ka minimalisht 60 mijë tifozë për ndeshje. Ky stadium të inspiron, por nuk mund të na trembë. Duhet të bëjmë një ndeshje të rëndësishme dhe të vendosur.

Shpresoj që të jetë mbrëmja e Interit, nuk varet vetëm nga një futbollist i vetëm, vetëbesimi është rritur shumë. Kemi futbollistë që mund të bëjnë gjëra të rëndësishme edhe individualisht. Do të luajmë ndaj një ekipi shumë të fortë. Ju kujtoj momentin e shortit, ndërkohë që prova e fundit është ndeshja ndaj Chelsea-t. Gjithsesi ne jemi Interi, duhet të bëjmë një ndeshje të kujdesshme për 90 minuta”, deklaroi Spalletti në daljen për mediat. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?