FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spalletti: Rezultati i duhur për moralin, Icardi madhështor

Tepër i kënaqur është shfaqur trajneri i Interit, Luciano Spalletti pas fitores me përmbysje ndaj Tottenhamit, e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League. Në prononcimin për “Sky Sport” pas ndeshjes Spalletti tha:

“Fakti që ne përmbysëm rezultatin me atë shtytje mënyrë ishte fantastike. Ne pamë se si tifozët në stadium festuan atë që do të thotë shumë për ta. Kemi sulmuar gjithmonë dhe gjithmonë jemi përpjekur të arrijmë para portës së tyre, kështu që ne kemi dhuruar një performancë të mirë.

“Ky rezultat na jep vetëbesim të ndryshëm rreth punës që po bëjmë. Marrja e lojtarëve si Icardi për të thyer mbrojtjen e tyre është thelbësore, pasi ne kemi nevojë për golat  e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Icardi është një profesionist serioz dhe ai nuk është dikush që largohet nga përgjegjësia. Kemi shumë lojtarë të mëdhenj, edhe pse ndonjëherë duhet të mësojmë se si të fitojmë edhe pa Mauro. Ne nuk mund të kemi lojtarë të njëjtë në çdo ndeshje.

Swiss Digital Mobile Reklama

 “Ne na mungonte një lidhje midis Icardi dhe Radja Nainggolan, pasi herë pas here ka pasur boshllëqe të mëdha. Mauro pëlqen të shkojë përtej vijës, ndërkohë që nivelet e Palja nuk janë të shkëlqyera pas dëmtimit të tij të gjatë. Ne duhet të shmangim humbjen e topit në mënyrë naive menjëherë pasi ta fitojmë atë. “-përfundoi tekniku i zikaltërve.

Interi fitoi 2-1 ndaj Tottenhamit në një ndeshje të çmendur. Ishte Mattia Vecino ai i cili shënoi golin e fitores, ndërsa më parë kishin shënuar Eriksen e Icardi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?