SPECIALE/ Juve bën gati revolucionin në verë, ja kush vjen dhe largohet
Humbja në çerekfinalen e Champions League, ka treguar disa kufizime për Juventusin aktual. “Ne do të përpiqemi për ta përsëritur pas një viti”, tha Agnelli pas ndeshjes ndaj Ajax. Juventus do të kryejë lëvizje të rëndësishme në merkaton e verës, pasi i ka bërë dy lëvizjet e para. Aaron Ramsey është afrimi i parë me kosto zero, ndërkohë që Barzagli ka rrëfyer se do të mbyllë karrierën në përfundim të sezonit.
Emrat për mbrojtje: Ruben Dias dhe Manolas
Duke filluar nga mbrojtja, Barzagli, pas ndeshjes me Spal refuzoi tërheqjen në fund të sezonit. Ëndrrat janë Raphael Varane dhe Matthijs De Ligt, por vështirë se do të bëhen realitet. Gjiganti holandez duket i destinuar për Barcelonën. Klubi katalanas ka arritur një marrëveshje paraprake me Ajaxin dhe me Mino Raiola-n, agjentin e lojtarit. Por të gjitha indikacionet të çojnë se e ardhmja e tij (si ajo e De Jong) do të jetë në Spanjë. Dy emra që Juve po ndjek me vëmendje të madhe janë ato të Ruben Dias nga Benfica dhe Kostas Manolas, i cili do të ishte zgjedhja ideale për Fabio Paraticin. Jerome Boateng i është propozuar bardhezinjve, por ai nuk preferohet shumë nga Allegri. Një tjetër hipotezë mund të jetë ajo që çon tek Samuel Umtiti, i cili mund të largohet nga blaugranët, por Juventusi nuk është plotësisht i bindur për shkak të problemeve fizike që ka pasur (në gju). Zgjidhja më e pranueshëm dhe më e thjeshtë është Cristian Romero nga Genoa, tashmë i “rezervuar” për të ardhmen.
Në kërkim të kualitetit në mesfushë: Synimi është Ndombele
Në mesfushë synimi i bardhezinjve është që të përmirësojnë sa më shumë kualitetin. Aaron Ramsey është goditja e parë me kosto zero. Drejtuesit bardhezi po punojnë edhe për Tanguy Ndombele të Lyon (i cili gjithashtu i pëlqen shumë Interit). Ëndrra më e madhe është kthimi i Paul Pogba në Torino. Është e vështirë ta rrëmbesh atë nga United, nëse shton faktin se është një objektiv i Zidane dhe Real Madridit … Në Madrid ndërkohë një futbollist mund të jetë më shumë se një ide: Isco. Nën drejtimin e Zidane ai shkëlqeu me ndeshje spektakolar, përpara se të përfundonte në stol me Lopteguin dhe Solarin. Largimi i tij mund të bëhet më i mundshëm nëse blihen një mes Hazard dhe Eriksen.
Enigma Dybala, Joao Felix dhe Chiesa për sulmin
Sa i përket sulmit, enigma (më shumë se aspekti taktik) Paulo Dybala duhet të zgjidhet sa më parë, ndërkohë që problemet e shumta të Douglas Costa po bëjnë që drejtuesit të marrin në konsideratë mundësinë e një largimi të mundshëm. Emrat në të cilët po punon skuadra e Allegrit janë, Joao Felix, talenti i Benficës, i cili ndiqet nga shumë skuadra të mëdha europiane, ndërkohë që një emër shumë i përfolur është edhe Federico Chiesa. Sulmuesi i Fiorentinës shihet si zgjidhje perfekte, duke marrë në konsideratë edhe faktin është italian. /Rozalb Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

