SPECIALE/ Llogaritë dhe situata në Grupet që do të luhen nesër në Champions League
Të martën dhe të mërkurën në mbrëmje do të luhen ndeshjet e parafundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. Vetëm Barcelona ka siguruar një vend në raundin e 1/8-ve, ndërkohë që mbetet për t’u parë nëse do ta mbyllin në vendin e parë apo të dytët në grup.
Monaco, PSV, Lokomotiv, AEK i Athinës, Viktoria Plzen dhe Young Boys janë eliminuar para ndeshjeve të pesta, ndërkohë që 15 ekipe të tjera do të luftojnë për të siguruar një vend për në fazën tjetër. Skuadra si Atletico Madrid, Porto, Bayern Munich, Juventus apo Real Madrid janë shumë pranë kualifikimit, ndërkohë që PSG, Valencia dhe Manchester City, mund të komplikojnë pozitat e tyre nëse nuk arrijnë të fitojnë ndeshjet e radhë. Po le t’u hedhim një sy grupeve.
Grupi E

Bayerni do të presë në shtëpi Benficën, teksa një fitore e mundshme, do të sillte dhe kualifikimin matematik për në fazën tjetër. Ajax ndërkohë udhëton në Greqi për të luajtur ndaj AEK-ut të Athinës, që ka shumë pak shanse për të zënë një vend në Europa League. Kryesimi i Grupit E me shumë mundësi do të vendoset në ndeshjen e fundit mes Ajax dhe Bayernit, ndërkohë që Benfica do të kishte shanse vetëm nëse fiton të dyja ndeshjet e mbetura.
Grupi F

Situata në këtë grup është mjaft e hapur. Secila prej ekipeve ka ende shanse. City i Guardiolës do të vizitojë Lyonin dhe nëse arrijnë të fitojnë, do të sigurojnë matematikisht vendin e parë në grup. Në qoftë se Lyon bën sërish surprizën si në ndeshjen e parë, çdo gjë do të vendoset në ndeshjen e fundit, ku francezët sfidojnë Shakhtar, ndërkohë që “Qytetarët” Hofffenheim.
Grupi G

Real Madrid do të luajë në transfertë ndaj Romës, në duelin që do të vendoset se cila prej ekipeve do ta mbyllë në vendin e parë në grup, por dhe rrezik për ekipin që humbet. Me Viktoria Plzen të eliminuar, CSKA, kërkon mrekullinë, për të lënë të hapur në ndeshjen e fundit. Vetëm një dështim epik mund të sjellë skualifikimin e Realit të Solarit. Por gjithçka është e mundur.
Grupi H

Situata në këtë grup ka shumë pak dilema. Valencia do të udhëtojë në Torino për të luajtur shpresat e fundit për një kualifikim për në fazën tjetër që duket thuajse i pamundur. Nëse italianët do të fitojnë, ata do të kualifikohen matematikisht, edhe pse jo në vendin e parë ende. Manchester United do të luajë ndaj Young Boys, ekip i eliminuar. Nëse “Djajtë e Kuq” fitojnë, atëherë dueli për vendin e parë do të shtyhet për në javën e fundit. Tre ekipet e para kanë disa opsione për kualifikim, por bardhezinjtë është dukshëm i favorizuar me formën që ka treguar këtë sezon. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

