SPECIALE/ Njihuni me 5 sekretet e Rino Gatuzos te Milani

Fitorja në fundjavë në “Olimpiko” ndaj Romës ka certifikuar momentin shumë pozitiv që po kalon Milani i Rino Gatuzos. Pas një nisje shumë të vështirë, trajneri i ri i kuqezinjve ka arritur që të ringrejë ekipin, madje ta shohë veten edhe shumë pranë rivalëve në garën për një vend në Champions League, një pozicion që dukej një utopi një muaj më parë.

Shumë i rëndësishëm për të mbajtur gjallë shpresat do të jetë derbi i kësaj të diele. Tifozët e Milanit ndërkohë besojnë te skuadra e Gatuzos, që është shumë larg asaj të Montelës që notonte në mesin e tabelës në Seria A. Në 10 ndeshjet e fundit mes kampionatit dhe kupave, Milani ka fituar 8 dhe ka marrë dy barazime, duke pësuar vetëm 3 gola. Gatuzo ka arritur që të transformojë Milanin, teksa mediat italiane kanë zbuluar edhe 5 “sekretet” e rigjallërimin të kësaj skuadre.

  1. Skuadra ka identitet dhe një 11-she stabël të formacionit

Nën udhëheqjen e Montelës, formacioni ndryshon thuajse në çdo ndeshje duke krijuar një kaos. Gatuzo pas ndeshjeve të para zgjodhi një 11-she titullare. Bonuçi-Romanjoli, në mesfushë Bilia, me fizikun e Kesie, ndërhyrjet e Bonaventuras, deri te kontributi i krahëve me Suzo dhe Çalhanoglu. Në mbrojtje nga krahët titullar është Kalabria, ndërkohë që në sulm një vend fiks ka fituar Kutrone. Tashmë moduli është i qartë, me Gatuzon që bën shumë pak ndryshime.

Swiss Digital Desktop Reklama
  1. Kopja e qendrës Bonuçi-Romanjoli

Një nga vendimet më të vështira të Gatuzos ishte padyshim kalimi në mbrojtjen me katër, teksa titullar janë gjithmonë në qendër Bonuçi dhe Romanjoli. Ndryshimi ndodhi pas humbjes së thellë ndaj Lacios. Bonuçi luan rolin e liderit në skuadër, ndërkohë që Romanjoli duket i rigjeneruar. Në ndeshjen ndaj Romës, ky fundit thuajse nuk ka bërë asnjë ndryshim.

Swiss Digital Mobile Reklama
  1. Agonizmi dhe intesiteti

Te Milani në vitet e fundit ka munguar ka munguar shpirti. Gatuzo në mënyrën e tij ka arritur që këtë gjë ta transmetojë në mënyrën më të mirë te futbollistët. Ta shohësh atë gjatë një ndeshje, me gritë që transmeton, tensionin, i nxitë edhe më shumë futbollistë që ta interpretojnë ndeshjen ndryshe. Agonizimi dhe intensiteti nuk kanë një mënyrë thënieje, por një mënyrë se si futbollistët vendosen në fushën e blertë.

  1. Kurajo për të bërë zgjedhje të guximshme

Gatuzo pas ardhjes te Milani ka lënë në stol dy lojtarët më të paguar në merkato e verës, Nikola Kaliniç dhe André Silva. Trajneri i ri nuk ka pasur frikë për t;i lënë në stol. Shpërthimi i Kutrones, ja ka bërë zgjedhjet edhe më të thjeshtë. Kalabria është zgjedhja tjetër e tij, pasi disa muaj më parë, as që mund të mendohej se ai do të luante nga minuta e parë të kuqezinjtë.

  1. Loja

Më lart folëm për agonizmin, grintën dhe intensitetin, por Milani i Gatuzos ka edhe një lojë dhe ide të qarta se si vendoset në fushë. Skuadra e tij mbrohet mjaft mirë, por nuk luan një lojë mbrojtëse apo vetëm me kundërsulme. Gatuzo ka ditur të spikasë vlerat e disa prej futbollistëve që kanë më shumë talent. Nuk janë bërë si Bred Pit siç thotë Rino, por me siguri ky Milan është i bukur për t’u parë. /Koha Jonë/

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?