FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Specialistët kundër Panucci-t: Dështoi në të gjithë vendimet

Pas humbjes kundër Skocisë, specialistët e futbollit në vendin tonë kanë kritikuar trajnerin Panucci për zgjedhjet e bëra. Fillimisht është Sulejman Starova, ish-trajneri i Partizanit i cili shprehet:

“Objektivi i skuadrës u lexua. Ishte të mbroheshim me shumë forca, për të marrë një pikë dhe për të goditur me kundërsulm. Skuadra vuajti shumë me rreshtimin 4-3-3. Panuçi nuk diti të lexonte lojën. Robertson vinte pa pushim. Gavazaj ishte i pamundur. Më pëlqeu paraqitja e Ndojit. Memushaj në sulm e kishte të vështirë. Në minutën e 37-të për herë të parë gjuajmë kornen e parë. Momenti kur pësojmë një gol, edhe për mungese të lojtarëve të rinj.

Binaku nuk mbulon dot linjën. Pas golit, fillojmë të reagojmë, u bëmë më trima. Strakosha që na dha fitoren me Izraelit, sot ka përgjegjësi te goli i dytë. Më pas skuadra u dorëzua komplet. Panuçi të kritikojë veten. Nuk është i qartë në kokën e tij, për skemat dhe për të ardhmen. Skuadra pa Mavraj, Agollin, Kaçen dhe Grezdën ka probleme. Populli duhet të dijë objektivin. Kjo ndeshje na uli me këmbë në tokë, për të analizuar mirë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas ishte ish-futbollisti i Kombëtares Arian Peço i cili për “super sport” u shpreh: “Ndeshja filloi siç e prisnim, me presing agresiv. Ata arritën të fitonin shumë goditje standarde dhe rrezikuan shumë. Ndërrimet e Panuçit dështuan që në fillim.

Kjo ia komplikoi shumë punën. Ai mendoi ta bënte skemën me 3-5-2, por pësoi gol sapo bëri ndërrimin. Më pas gjithçka u komplikua. Lilaj më pëlqeu shumë sot, por për fat të keq kur ai kishte topin nuk kishte asnjë pikë referimi.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?