FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spektakël dhe gola në super klasiken Boca Juniors-River Plate, por nuk ka fitues (VIDEO)

Ka përfunduar në barazim 2-2 ndeshja e parë finale e Kupës Libertadores mes Boca Juniors dhe River Plate.

Vendasit kaluan të parët në avantazh, në minutën e 34-t, kur qendërsulmuesi Abila bëri gjithçka mirë dhe gjuajti dy herë radhazi, fort drejt portës, por nëse në rastin e parë portieri i Riverit grushtoi, herën e dytë pa që topi t’i ndalej në rrjetë. Riveri reagoi menjëherë dhe sapo nisi topin nga qendra, organizoi një sulm të shpejtë, që gjeti “të dehur” nga goli mbrojtësit e Boca-s dhe Pratto bëri detyrën duke rikthyer sërish baraspeshën.

Gjithsesi vendasit nuk mund të pajtoheshin me barazimin dhe në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, gjetën golin e dytë, këtë herë me anë të Benedettos, që devijoi me kokë një top të ardhur nga goditja standarde.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Los Millionarios” rikthyen sërish baraspeshën në minutën e 61-të, teksa pas ekzekutimit të një faulli, ishte mbrojtësi i Bocas, Izquierdos, që devijoi në mënyrë të pafat një top në rrjetën e portës së tij, duke çuar rezultatin në 2-2.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?