Spektakël dhe shanse të shumta, Juve-Inter mbyllin 45 minutat e para të derbit (VIDEO)
Juventus dhe Inter nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në 45 minutat e para. Në “juventus Stadium” ka spektakël dhe raste nga të dyja skuadra.
Zikaltrit ishin më të qartë në 30 minutat e para duke pasur më shumë zotërimin e topit, ndërkohë që rastin më të pastër për shënim e kishte Gagliardini. Mesfushori i Interit goditi shtyllën, duke i dhënë mundësinë Scezney-it që të kontrollonte topin më pas. 30 sekonda më pas ishte Perisic, i cili nuk gjeti portën në një mundësi shumë të mirë.
Në minutën e 34-t, Juventusi zgjohet duke krijuar disa mundësi të mira shënimi. Bentacur dhe Chiellini krijuan dy shanse shënimi, por Brozovic dhe Handanovic i mohuan golin e avantazhit bardhezinjve, të cilët kontrolluan pjesën e mbetur të fraksionit të parë.
KOHA JONË SONDAZH

