Spektakël me 7 gola, Barcelona fiton ndaj Villarealit (VIDEO)
Barcelona triumfon në transfertën e Villarreal, në ndeshjen që ishte shumë e luftuar dhe që dhuroi shtatë gola, e mbyllur 4-3 për katalanasit. Skuadra e Xavi-t zhbllokoi sfidën në minutën e 12-të me Gavin, ndërsa vetëm tre minuta më pas de Jong dyfishoi avantazhin e katalanasve.
Vendasit reaguan me Foyth në minutën e 26-të, duke ngushtuar rezultatin, ndërsa në minutën e 40-të Sorloth barazoi, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet në barazim.
Në minutën e 50-të Villarreal gjeti sërish rrugën drejt rrjetës, këtë herë me Baena-n dhe kaloi në avantazh. Ndërsa në minutën e 68-të Torres barazoi sërish rezultatin. Në fund gjithçka u vulos nga Lewandowski, me polakun që realizoi golin e katërt për Barçën në minutën e 71-të.
KOHA JONË SONDAZH

