Spektakël me 7 gola në “Signal Iduna Park”, Dortmundi mund Augsburgun (VIDEO)
Borussia Dortmund e nisi vitin 2023 me një fitore spektakolare. Verdhezinjtë mposhtën 4-3 Augsburgun në “Signal Iduna Park”, dhe tashmë ngjiten në kuotën e 28 pikëve, shtatë më pak se Bayerni kryesues.
Emocionet nisën në minutën e 29-të kur Jude Bellingham realizoi një gol shumë të bukur duke kaluar në avantazh vendasit. Arne Maier barazoi për Augsburgun, ndërkohë që Nico Schlotterbeck riktheu Dortmundin në avantazh pas dy minutash. Gjithsesi Ermedin Demirovic ndëshkoi vendasit në minutën e parë shtesë.
Në pjesën e dytë erdhi edhe debutimi i Sebastian Haller, i cili fitoi betejën me sëmundjen e keqe dhe luajti minutat e para zyrtare me verdhezinjtë. Jamie Bynoe-Gittens shënoi për vendasit në minutën e 75-të, por festa zgjati vetëm dy minuta, pasi kroati David Colina barazoi shifrat. Giovanni Reyna do të realizonte golin e fitores për ekipin e Dortmundit.
KOHA JONË SONDAZH

