Spektakël me gola në Juventus-Atalanta, bardhezinjtë luajnë mirë por nuk fitojnë (VIDEO)

Pas dënimit me 15 pikë, Juventus merr një tjetër goditje të rëndë. Bardhezinjtë nuk mundën të shkonin më shumë se një barazim spektakolar 3-3 ndaj Atalantës.

Ekipi i Allegrit zhvilloi një ndeshje shumë të mirë nga pikëpamja e ritmit, krejt ndryshe nga ndeshjet e fundit. Portieri Szczesny gaboi rëndë në minutën e 5-të, duke i dhënë golin e avantazhit Lookman.

Juventus reagoi mjaft mirë duke përmbysur gjithçka që në pjesën e parë me Di Maria dhe Milik. Fillimi i pjesës së dytë ishte një makth për bardhezinjtë që pësojnë dy gola të shpejt nga Maehle dhe Lookman.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas Danilo do të barazonte shifrat në minutën e 65-të me një goditje të fortë në hyrje të zonës. Edhe pse tentuan në disa raste të gjenin avantazhin, Juventusi nuk shkoi përtej një pike. Bardhezinjtë mbeten në vendin e 9-të me 23 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?