FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sponsori kryesor i Ronaldos ngre shqetësime për lojtarin

Gjiganti amerikan i veshjeve sportive Nike tha se është “thellësisht i shqetësuar” me akuzat për përdhunim kundër yllit të futbollit, Cristiano Ronaldo.

Kompania që ka kontratë në vlerë prej një miliard dollarësh me Ronaldon, tha se “do të vazhdojë të vëzhgojë nga afër situatën”.

EA Sports, që po ashtu ka kontratë me Ronaldon, bëri komente të ngjashme. Ronaldo, 33 vjeç, ka mohuar se ka sulmar Kathryn Mayorgan në një hotel në Las Vegas më 2009. Mayorga, 34 vjeçe, është frymëzuar të flasë nga lëvizja #MeToo (Edhe unë), tha avokatja e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Lëvizja MeToo dhe gratë që u ngritën dhe folën për sulmet seksuale, i dhanë asaj shumë guxim”, tha avokatja Leslie Stovall, shkruan rel.

Swiss Digital Mobile Reklama

Juventusi – klubi italian ku Ronaldo kaloi nga Real Madridi në muajin korrik – doli në mbrojtje të lojtarit të tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?