Starova flet pas ndeshjes: U ndëshkuam nga një gol për rekord ‘Guinness’!

Partizani humbi dy pikë vetëm pak sekonda nga fundi i takimit ndaj Teutës, pasi u ndëshkua në fund nga një gol i portierit Moçka. Trajneri Starova u shpreh më i zhgënjyer për mënyrën se si erdhi barazimi, se sa për lojën e skuadrës së tij.

“Marrja e 2 pikëve do të ishte shumë e rëndësishme, pasi do të investonte edhe në anën psikologjike të skuadrës. Edhe terreni ndikoi disi në rrjedhën e lojës, por edhe ne mund të kishim bërë më mirë, ndonëse kam mendimin se kjo hyn te ndeshjet e mira të skuadrës. U favorizuam me 11-metërshin e pritur nga Hoxha, po u ndëshkuam nga ajo ngjarje që ndodh shumë rrallë në futboll, për rekord ‘Guinness’.

Jam dakord për faktin që duhet të kishim shfrytëzuar më mirë hapësirat, por mendoj se u përpoqëm, pavarësisht se nuk ia dolëm. Duhet të evidentojmë që në repartin e sulmit nuk jemi ende në 100% të mundësive tona, pasi blerjet e janarit, nuk kanë arritur maksimumin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne bëjmë mbulim një për një, në ekzekutimin e goditjeve standarde, por këtë herë Teutës iu shtua edhe një lojtar në zonë. Natyrisht që do të ndalemi edhe te kjo pjesë dhe do ta analizojmë”, tha Starova pas ndeshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?