FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Starova: Humbje e pa merituar, dhuruam spektakël!

Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova ka analizuar humbjen e skuadrës së tij ndaj Skënderbeut, duke theksuar se ekipi i tij nuk e meritonte që të humbiste në Korçë.

“Bëmë një ndeshje mjaft të mirë dhe merituam shumë më tepër, por fatkeqësisht nuk arritëm të marrim rezultat në këtë transfertë, pavarësisht se luajtëm bukur. Na vjen keq që nuk po marrim pikët që meritojmë, me lojën që bëjmë. Sot ishim thuajse spektakolar, duke dominuar, por në fund dolëm pa pikë dhe kjo është pjesa e hidhur e futbollit.

Kjo ndeshje nuk ka të krahasuar me ndeshjen ndaj Kukësit, Atë sfidë e vendosën gjyqtarët, ndërsa sot, mendoj se ishte fati që e patëm kundër, pasi zhvilluam një lojë të shkëlqyer. U munduam të fitojmë mesin e fushës, duke i bërë presion Radasit dhe Osmanit, lojtarë që nisin aksionet e Skënderbeut. Pagesa e dënimit? Klubi është i lodhur nga pagesat dhe kjo është për fajin tonë, pasi ka ndodhur shpesh edhe me lojtarët”, tha Starova.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?