Starova: Kam “qimen e derrit”, Kupa na shton moralin në kampionat

Laçi tentoi në të gjitha mënyrat që të siguronte një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës, por skuadra kurbinase nuk mundi të fitonte më shumë se 2-0. Skuadra e drejtuar nga Sulejman Starova u penalizua nga humbja 3-0 e ndeshjes së parë, dhe për këtë fakt duket se është i ndërgjegjshëm edhe vet trajneri, i cili nuk i kursen elozhet për lojtarët e tij.

“Më kënaq mënyra e lojës, pasi djemtë besuan se mund të përmbysnin. Dalim krenarë nga Kupa, që do të thotë se shtohet morali për kampionatin. Skuadra beson më tepër të vetja. Edhe pse s’kishim 3 lojtarë të rëndësishëm, bashkë me Berishën katër, u zëvendësuan mirë. Djemtë meritojnë komplimente sepse zhvilluan ndeshje të mrekullueshme.

Parashikohej që Tirana do të luante e kujdesshme dhe kjo na ndihmoi disi të ndryshonim skemën në varësi të momentit. Detyra ishte mos të humbnim vigjilencën në sulm. Besimi i skuadrës u rrit edhe nga ndeshja në Tiranë. Incidenti humbet vëmendjen për të analizuar ndeshjen. Kam bërë dje analizën, janë 10 minuta vonesa. Loja e mirë ka të bëjë edhe me moralin. Tirana është nga të fortat e momentit/ Pranë mrekullisë? Unë kam “qimen e derrit”, çfarë të them”, deklaroi Starova pas ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?