FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Statistika zhgënjyese, Ronaldo ia kalon vetëm lojtarit të Frosinones

Kristiano Ronaldo sapo u shpall kampion me Juventusin duke ndihmuar bardhezinjtë të fitojnë titullin e tetë rradhazi në Serinë A.

Normalisht, kontribut pati edhe portugezi për këtë triumf, por gjithsesi ka edhe nga ata që kanë kritikuar paraqitjet e Ronaldos në sezonin e tij të parë me “Zonjën e vjetër”.

Një statistikë që flet kundër tij, është ajo e goditjeve standarte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ronaldo ka provuar nga goditjet standarde 16 herë por pa arritur të shënojë asnjë gol.

Swiss Digital Mobile Reklama

Portugezi ka lënë pas krahëve në këtë statistikë vetëm futbollistin i Frosinones, Çiano i cili ka provuar kuadratin në 18 raste pa shënuar.

Megjithatë, këtë boshllëk Ronaldo e ka mbushur me 19 golat sezonalë, ndërsa ndoshta në ndeshjet e mbetura të kampionatit do t’ia dalë të thyejë ‘mallkimin’ nga goditjet e dënimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?