FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Statistikat e frikshme të Ronaldos me Juven, askush si ai në Europë

Cristiano Ronaldo u transferua këtë verë te Juventusi, por po kthehet në një faktor vendimtar në një nisje fantastike të sezonit të ri. Ylli portugez në 12 ndeshjet e para në Seria A, ka shënuar 8 gola, ka dhënë 5 asiste dhe është shpallur 3 herë lojtari më i mirë i ndeshjes.

Statistika këto të jashtëzakonshme për një lojtar që shumë shpejt po mbush 34 vjeç, por jo për Ronaldon i cili sfidon moshën duke u kthyer në një fenomen. Ai ka qenë në fushë në të gjitha ndeshjet e këtij sezoni në kampionatin italian.

Cristiano Ronaldo ka qenë shumë aktivë për Juventusin. Ka goditur 108 herë portën në Serie A (88 kanë përfunduar brenda portës, 20 gola kanë ardhur nga goditjet e tij), 28 më shumë se çdo lojtarë tjetër në top pesë kampionatet në Europë për sezonin 2018/19.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?