Statistikat e pabesueshme të Alisson këtë sezon në Premier League
Në Angli vlojnë si gjithmonë diskutimet për blerjen më të mirë të sezonit të kaluar, teksa të gjithë janë të një mendimi që ai është Alisson. Gardiani u ble për 75 milionë euro nga skuadra e Romës, por i ka justifikuar investimin e bërë për të.
Braziliani ka ndihmuar ekipin e tij që të ketë mbrojtjen më të mirë të sezonit, ndërkohë që ka ndalur 79 për qind të gjuajtjeve gjatë gjithë sezonit. Nëse kthehemi në sezonin e kaluar, Mignolet priste vetëm 59 për qind të gjuajtjeve, ndërkohë që Karius 56 për qind.
Liverpooli e ka mbajtur portën e paprekur në 21 nga 28 ndeshjet, sigurisht të ndihmuar edhe nga mbrojtja fantastike me van Dijk, Robertson apo Arnold. Ai ka ndihmuar “The Reds” që të arrijnë në kuotën e 97 pikëve, vetëm një më pak se City. Alisson ka bërë një paraqitje fantastike edhe në Champions League, duke shkuar deri në finale. /R.Lika-Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

