Statistikat e tmerrshme të Interit në 53 ditët pa Icardin

Mauro Icardi sonte në mbrëmje do të rikthehet në fushë në transfertën e vështirë të Interit ndaj Genoas. Sulmuesi argjentinas mungoi plotë 52 ditë te skuadra zikaltër për shkak të heqjes së shiriti nga klubi dhe më pas edhe të një dëmtimi. Po si kanë shkuar ndeshjet pa Icardin?

Interi nuk ka pasur një ecuri aspak të mirë, pasi në 10 ndeshje a të, ka arritur që të fitojë vetëm gjysmën e tyre, ndërkohë që ka humbur 3 dhe ka barazuar në dy raste.

Spikasin humbjet ndaj Cagliarit dhe Lazios në kampionat si dhe humbja ndaj Frankfurtit në sfidën e kthimit në Europa League që solli eliminimin. 16 gola të shënuar në 10 ndeshje, nuk janë të dhëna shumë premtuese për ekipin e Spalletit që ka vendosur për të bërë “paqe” me argjentinasin. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?