Statistikat më pikante deri tani në Chmpions, Barça dhe Reali ekipe “përtace”
Pas përfundimit të fazës së 1/8-ve, tashmë është radha e çerekfinaleve në Ligën e Kampionëve. Gazeta spanjolle “Marca” ka publikuar disa nga statistikat më interesante deri më tni në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.
– Bajern Mynih është ekipi më i mirë i tetë ndeshjeve të Ligës së Kampioneve, me vetëm një humbje.
– Sevija është klubi që hyn në çerekfinale me raportin më të ulët të golave në favor, pa golat kundër (+1). Mbi të janë PSG (+18), Totenhem (+12), Junajtid (+8), Çelsi(+5) dhe Bazel (+3).
– Barcelona dhe Real Madrid janë dy ekipet që shkojnë në çerekfinale, të cilat vrapojnë më së paku në Champions. Nëse i krahasojmë ato me Liverpul, i cili është më i suksesshmi në këtë drejtim nga tetë të kualifikuarit, Real Madridi shkon në 4 kilometra më pak, ndërsa Barcelona 8 kilometra më pak për ndeshje respektivisht.
– Mançester Siti, Barcelona dhe Sevija janë tri ekipet që e kontrollojnë topin më gjatë (63%, 62% dhe 58%, si zotërim).
– Barcelona dhe Juventusi janë dy ekipet në çerekfinale, që kanë numrin më të vogël të goditjeve drejt portës (105). Real Madridi, i pari, ka 60 goditje deri më tani, në Ligën e Kampionëve.
– Sevija është skuadra e dytë, që ka kryer më pak faulle (70), ndërsa Barcelona vjen e dyta në këtë drejtim.
var divElement = document.getElementById(‘viz1521123335335’); var vizElement = divElement.getElementsByTagName(‘object’)[0]; vizElement.style.minWidth=’320px’;vizElement.style.maxWidth=’660px’;vizElement.style.width=’100%’;vizElement.style.height=’2527px’; var scriptElement = document.createElement(‘script’); scriptElement.src = ‘https://public.tableau.com/javascripts/api/viz_v1.js’; vizElement.parentNode.insertBefore(scriptElement, vizElement);
KOHA JONË SONDAZH


