FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Statistikat/ Spinazzola është më i shpejti në “Euro 2020”

Në prag të çerekfinaleve të “Euro 2020”, UEFA ka nxjerrë statistikat e futbollistëve. Dihet tashmë që shënuesi më i mirë është Cristiano Ronaldo me 5 gola, i cili ka dhënë edhe një asistë për 360 minuta lojë. Me 4 gola janë 3 lojtarë: Schick, Benzema dhe Forsberg, ku vetëm çeku është në garë për Këpucën e Artë.

Performancën më të mirë në zonë sërish e ka Ronaldo. Nga dy herë, Lukaku, Dumfries, Spinazzola dhe Busquets janë shpallur futbollisti më i mirë i ndeshjes. Lojtari që përshkoi më shumë km në ndeshjet e luajtura deri më tani është Marcel Sabitzer i Austrisë, plot 48.7, ndjekur nga Albin Ekdal i Suedisë me 47.2 km.

Lojtarët më të shpejtë sipas UEFA-s janë Spinazzola i Italisë dhe Nego i Hungarisë me 33.8 km në orë, ndjekur nga Coman i Francës me 33.7 km në orë. Futbollisti më i saktë në është Laporte i Spanjës me 390 pasime, 97% saktësi. Ndiqet nga Kroos me 90.5%.

Swiss Digital Desktop Reklama

Asistuesi më i mirë është Zuber i Zvicrës me 4 të tillë. Pak e pabesueshme, lojtari që shkaktoi më shumë faulle është Morata, 13 të tilla, ndjekur nga Pogba me 11. De Vriij i Holandës rikuperoi më shumë topa nga të gjithë, 38 herë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?