Sterling propozon një dënim ekstrem për koret raciste në stadiume

Raheem Sterling është padyshim në rreshtin e parë për të patur një ndëshkim sa më të ashpër për racizmin në futboll. Sulmuesi i Anglisë dhe i Manchester City-it shpesh herë është bërë pre e sulmeve nga tifozëve, teksa kërkon që të rriten masat parandaluese ndaj këtij fenomeni.

“Nuk mendoj se largimi nga fusha do ishte zgjedhja e duhur. Dënimet duhet të jenë më të ashpra dhe gjobat nuk i dëmtojnë fare klubet e pasura apo federatat. Për këtë arsye, do bëja thirrje për 9 pikë minus në renditje, në rast abuzimi racist në stadium.

Duket një masë e tepruar, por cili tifoz do sillej si racist, nëse më pas skuadra e tij do binte nga kategoria, apo do dilte nga gara për titull? Përveç kësaj, klubi fajtor duhet të luajë 3 ndeshje pa tifozë, në mënyrë që të humbasë të ardhurat nga bileta”, deklaroi Sterling për “The Times”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?