Sterling zbulon çfarë i tha Guardiola pas ndeshjes së FA Cup
Pep Guardiola dje pasdite u bë protagonist në fundin e finales së FA Cup. Në momentin që të gjithë ishin duke festuar trofeun e tretë në këtë sezon, trajneri spanjoll u pa duke biseduar me Raheem Sterling, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Sulmuesi anglez, i cili shënoi dy gola ka shpjeguar bisedën që pati me strategun e njohur në fundin e asaj ndeshje. “Ai më tha që nuk duhet të isha përpjekur për t’ia vjedhur golin Gabriel Jesus”, zbuloi anglez, sigurisht duke evidentuar se gjithçka u shoqërua me humor.
Bëhet fjalë për golin e dytë të shënuar dje nga City, kur braziliani me një veprim të bukur e dërgoi topin drejt rrjetës, atje ku Sterling nxitoi, por që në fund goli ju dha Gabriel Jesus. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

