Strakosha: Europa League e rëndësishme, nuk pësoj gol nesër!
Në konferencën para ndeshjes së kthimit ndaj Steauas së Bukureshtit te skuadra e Lacios së bashku me trajnerin Inzagi ka dalë edhe Tomas Strakosha. Gardiani shqiptar ka premtuar se do të mundohet që të mos pësojë gol.
“E di që të jemi një ekip i fortë, duhet të jemi të përqendruar 100% për të kaluar turin. Nuk dëshiroj kurrë që të pësoj gol, stërvitem për këtë. Nervozizmi qëndron, nesër duhet që të gjithë inatin duhet ta hedhim në fushë për të fituar. Europa League është një kompeticion i bukur dhe duam që të shkojmë para.
Largimi i De Vrij? Nna vjen keq të gjithëve sepse është lojtar i mirë. Por, futbolli kështu është, kështu është jeta, është një profesionist dhe do të na ndihmojë në muajt e ardhshëm. Vitin tjetër duhet të bëjmë pa të. Por jeta shkon para, kemi shumë lojtarë të fortë”.
KOHA JONË SONDAZH

