FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Strakosha në formacionin e javës në Europa League nga “France Football”

Thomas Strakosha gjithnjë e më shumë vendimtar te skuadra e Lazios. Në sfidën kundër Olimpikut të Marsejës, dy pritje shpëtimtare të portierit shqiptar, i dhanë tre pikë Lazios.

Për këtë arsye shtatlarti i portës kuqezi dhe asaj të Lazios, ka marrë vlerësime të mëdha  në mediat italiane. Por jo vetëm. I fundit vlerësim mëse i merituar, vjen nga Franca.

Është prestigjiozja “France Football”, që e ka përzgjedhur Thomas Strakoshën në formacionin e javës në UEFA Europa League. “Thomas Strakosha kontribuoi shumë duke kryer dy mrekulli: në fillim (në minutën e 6-të, Strakosha devijoi një goditje të Sakai) dhe në fund të ndeshjes (në 90+1, ai tregoi veten duke devijuar një goditje të Njie e devijuar nga Marusiç)”-shkruan gazeta franceze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?