FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Strakosha pa limite: Shpresoj të mbetemi në zonën Champions!

Thomas Strakosha po kalon një sezon fantastik te skuadra e Lacios, teksa nuk e fsheh dëshiron që në sezonin e ardhshëm skuadra e tij të luajë në UEFA Champions League. Bardhekaltrit për momentin renditen në vendin e tretë të Serie A, por pas dy humbjeve të fundit, ata rrezikojnë që ta humbasin këtë pozicion.

Portieri i kombëtares sonë ka qenë i pranishëm në një event të klubit të tij, teksa ka dhënë dhe një deklaratë të shkurtër. “Për shpërthimin tim merita kryesore është e përgatitësit tim Grigioni. Skuadra po punon mirë. Jemi në tre vendet e para. Shpresoj ta mbyllim kampionatin në zonën Champions, për të marrë nga ky sezon atë që na takon”, ka thënë 22-vjeçari shqiptar gjatë një ceremonie në Latina.

Strakosha gjatë këtij sezoni mes Europës, Kupës dhe kampionatit numëron 23 ndeshje si titullar. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?