FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Strakosha, pasardhës i Buffonit

Thomas Strakosha është portieri i padiskutueshëm te skuadra italiane e Lazios.

Kjo ka bërë që në saje të paraqitjeve të mira me lacialët edhe të merr komplimente pozitive dhe të konsiderohet si lojtar i ardhshëm i kampionit italian.

Në fakt, Pietro Anastasi, legjenda e Juventusit dhe kombëtares italiane, mendon se portieri shqiptar mund të jetë pasardhësi ideal i Gianluiggi Buffonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-sulmuesi i njohur italian, në një intervistë të dhënë për “Radio Incontro Olympia”, ka pohuar se Strakosha është një ndër portierët më të talentuar dhe se torinezët duhej ta monitoronin me kujdes zhvillimin te Lazio.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Buffon nuk ka reflekset e një të riu. Por mbetet gjithsesi një nga futbollistët më të mirë në qarkullim. Në sezonin e ardhshëm do të ketë një pasardhës te Juventusi”, tha Anastasi.

“Strakosha ka arritur të nxjerrë në pah mjaft mirë vlerat, duke zhvilluar ndeshje të mëdha. Nëse do të isha Juventusi, unë do ta vendosja nën vëzhgim atë. Ata të aftët duhet t’i blejnë”, tha duke qeshur ish-kapiteni i Juventusit, i cili shkëlqeu në vitet ’60-’70 me fanellën bardhezi.

22-vjeçari deri më tani ka pasur 28 paraqitje për ekipin e Serie A dhe vetëm 4 herë ka mbrojtur portën e kuqezinjve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?