Strakosha vendos të largohet, Lazio gjen zëvendësuesin e tij

Thomas Strakosha do të largohet me parametra zero nga Lazio, pasi nuk dëshiron që të rinovojë kontratën që i është propozuar nga klubi bardhekaltër. Gardiani shqiptar do të tentojë që të nisë një aventurë të re edhe jashtë Italisë.

Strakosha ka qenë shumë i pakënaqur këtë sezon, pasi për gjysmën e sezonit, Sarri ka preferuar Reinën para tij si titullar. “Tuttomercatoweb” shkruan se në vend të portierit të kombëtares shqiptare Lazio do tentojë të afrojë David Ospina, titullar aktualisht te Napoli.

Kolumbianit i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe del lojtar i lirë. Nuk përjashtohet mundësia që Strakosha të marrë drejtimin për në Napoli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?