Struga fiton “Kupën Pavarësia 2018”, mund në finale Otrantin
Ekipi i Strugës është fituesi i edicionit të 10-të të Kupës Pavarësia, kompeticion i përvitshëm miqësor që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit në ditën e festës kombëtare të pavarësisë. Kupa Pavarësia 2018 u zhvillua ditën e sotme në stadiumin “Skënderbeu” të qytetit të Korçës.
Në ndeshjen e parë gjysmëfinale u përballën Otrant dhe 2 Korriku, në një ndeshje të luftuar që u mbyll në barazim 0-0, dhe triumfoi Otrant me penallti 6-5. Ndërkohë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale Struga ka mundur me rezultatin 1-0 Skënderbeun. Shqiptarët nga Maqedonia siguruan në këtë mënyrë finalen e madhe përballë Otrantit të Ulqinit. Ndeshja finale Struga-Otrant përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të struganëve, që bëhen në këtë mënyrë fitues të “Kupës Pavarësia 2018”.
Ekipi “Fair Play” u vlerësua 2 Korriku ndërsa Çmimi i Lojtarit më të mirë të turneut shkoi për Nijaz Lenën e Strugës.
KOHA JONË SONDAZH

