STUDIMI/ 10 futbollistët që ngjasojnë më shumë me Leo Messin
Jemi mësuar që të dëgjojmë, ndoshta edhe ta themi që Leo Messi është një futbollist unik, i papërsëritshëm. Kur flitet për argjentinasin, një ndër diskutimet më të shpeshta është fakti që ai është ndryshe nga të tjerët, sepse ai bën gjëra që të tjerët nuk i shohin.
Një studim së fundmi, ka lënë të kuptohet se cilët janë disi futbollistë që i afrohen. Programi televiziv në Spanjë, “No Pot Ser” në “canale TV3”, për ta analizuar më qartë janë marrë në analizë 71 mijë futbollistë nga kombëtare dhe kategori të ndryshme.
Disa nga aspektet që janë marrë në konsideratë janë: Pjesëmarrja në lojë, gola të shënuar për gjuajtje, golat e pritshëm për ndeshje, gjuajtje të tentuara, preke në zonën e kundërshtarëve, gjuajtje të tentuara, prekje në zonën e penalltisë së kundërshtarëve, asiste të pritshme për ndeshje, pasime kyçe, topa të humbur, presing, gjuajtje në portë.
Në bazë të këtyre të dhënave, rezultatin se Eden Hzard është futbollisti më i ngjashëm me Messin, i ndjekur nga Mbappé dhe Aguero. Ja lista me 10 futbollistët që ngjasojnë më shumë me “pleshtin”.
- Eden Hazard (Chelsea) – 92,7%
- Kylian Mbappé (PSG) – 91,3%
- Sergio Agüero (Manchester City) – 91,1%
- Angel Di María (PSG) – 90,5%
- Neymar (PSG) – 89,5%
- Mohamed Salah (Liverpool) – 89%
- Steven Berghuis (Feyenoord) – 88,9%
- Iago Aspas (Celta) – 88,3%
- Paulo Dybala (Juventus) – 88,2%
- Alexis Sánchez (Arsenal) – 88,1%
/Rozalb Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

