Suarez dhe Dembele shpëtojnë Barcelonën, përmbysin Sociedadin (VIDEO)
Barcelona ka marrë fitoren e katërt radhazi në kampionat pasi ka mundur me rezultatin 2-1 Real Sociedad në transfertë. Skuadra e Valverdes, ka vuajtur shumë, pasi u gjendën në disavantazh që në minutën e 12-të të takimit, me Elusondo që kaloi në avantazh vendasit.
Reagimi i katalanasve erdhi në pjesën e dytë, me lojtarët e Valverde që kanë përmbysur gjithçka në harkun e tri minutave. Suarez ka barazuar në minutën e 63-të, ndërkohë Dembele realizo golin e dytë në të 66-ën.
Barcelona ruan kreun e renditjes me pikë të plota, 12, ndërkohë që Socidedadi pësoi humbjen e dytë radhazi.
KOHA JONË SONDAZH

