FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Suarez dje bëri të pamundurën që të merrte karton të verdhë, por gjyqtari “e zhgënjen” (VIDEO)

Dje në mbrëmje në La Liga, Barcelona fitoi me lehtësi 6-1 ndaj Xhironës. Suarez në këtë ndeshje shënoi 3 gola dhe dhuroi dy asist, Mesi shënoi dy dhuroi një asist, ndërkohë që Kutinjo dhuroi një asist dhe shënoi gol.

Suarez në këtë ndeshje ishte i rrezikuar për të munguar në ndeshjen pas ardhëse ndaj Las Palmas nëse ndëshkohej me karton të verdhë. Një gjë që duket që e ka dashur shumë sulmuesi uruguaian.

Ai provoi në të gjithë mënyrat duke vonuar lojën, mbajtur prej këmbë kundërshtarin e tij, duke shkaktuar faulle, por arbitri Javier Alberola nuk e ndëshkoi, duke bërë që Suarez të mos mungojë në duelin e radhës , të paktën për arsye kartonësh. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?