FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulmi me thikë ndaj Gjokës, FSHF i bën një “nder” Vllaznisë

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ditën e djeshme, klubi i Vllaznisë, kërkoi shtyrjen e ndeshjes Luftëtari-Vllaznia, për shkak të sulmit me thikë ndaj trajnerit Ernest Gjoka dhe ashtu ka ndodhur.

Burime të besueshme pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, kanë konfirmuar për “Panorama Sport”, se është rënë dakord që ndeshja të shtyhet me 1 ditë , për tu zhvilluar ditën e diel në orën 14:00.

Kujtojmë që takimi ishte planifikuar të zhvillohej ditën e shtunë në orën 14:00, por pas ngjarjes tronditëse që ndodhi dje në Shkodër, FSHF ka vendosur të pranojë kërkesën, e Vllaznisë duke e shtyrë takimin me një ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?