FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulmi terrorist ndaj autobusit, 14 vite burg atentatorit

Sulmi terrorist ndaj autobusit të Borussia Dortmundit, në prill të vitit të kaluar, tronditi opinionin sportiv pak orë para kalendarit të programuar të ndeshjeve në Champions League. Por sot, një vit e gjysmë më vonë nga ngjarja që shkaktoi panik por fatmirësisht asnjë të vdekur, një gjykatë gjermane dënoi përgjegjësin kryesor.

Sergei Wenergold, 29-vjeçari që u deklarua fajtor për atentatin me bombë ndaj autobusit të Dortmundit, u dënua me 14 vite burg. Sipas prokurorëve në rajonin e Nordrhein-Westfalen, synimi i sulmit ishte që të goditej rëndë skuadra verdhezi, në mënyrë që ai të përfitonte më pas nga rënia drastike e aksioneve të Borussia Dortmundt.

Venergord kishte marrë borxh një shumë të majme, e kishte luajtur me to në aksionet e Borussias, duke parashikuar rënien e shpejtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më 11 prill 2017, atentatori vendosi 3 bomba gjatë itinerarit që autobusi i skuadrës së futbollit kishte programuar të përshkonte deri në stadium, për ndeshjen ndaj Monacos.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?